E hënë, 29 Prill, 2024

Do ketë reshje shiu, si parashikohet moti për këtë të shtunë

Dita e sotme do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe prej mesdite edhe intervale kthjellimesh.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar deri në mesditë.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 8m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2ballë.

Më pas parashikohet që reshjet o të lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore deri në orët e mbrëmjes./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit