E premte, 3 Maj, 2024

Kokainë, heroinë dhe kanabis në banesë, arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar dhe 3 persona të tjerë janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi që merrej me shpërndarjen e drogës.

Sipas mediave vendase, shqiptari që është arrestuar është 36 vjeç por identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur. Ai u prangos gjatë një operacioni të organizuar nga policia italiane në rajonin e Fermos.

Gjatë kontrolleve në banesën e shqiptarit janë gjetur dhe sekuestruar rreth 53 mijë euro, një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike, 2.2 kilogramë heroinë, më shumë se 2 kilogramë kokainë, 5.8 kilogramë hashash dhe 6.7 kilogramë marijuanë. Po ashtu atij i janë sekuestruar dhe 2 vetura, 1 furgon, disa telefona dhe karta SIM përkatëse që përdoreshin për komunikim.

Siç bëjnë me dije mediat në Itali, në operacion ka marrë pjesë dhe një qen, i cili është i stërvitur për të nuhatur aromën e kartëmonedhave dhe ka zbuluar shumat e parave në banesën e tij./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit