E premte, 19 Prill, 2024

Lajme të këqija për Ferrarin, Charles Lerlerc penalizohet për garën e kësaj jave

Problemet për skuderinë e Ferrarit duket se nuk kanë fund. Pas lënies në mes të garës hapëse të këtij sezoni, piloti Charles Leclerc do të ketë penalizim për garën e ardhshme që do të zhvillohet këtë fundjavë.

Sipas FIA, piloti i kokëkuqes do të ketë panalizim me 10 vende për cirkuitin e Arabisë Saudite për shkak të ndërrimit të centralinës.

Pas njoftimit nga federata, një reagim pati dhe nga zyrtarët e Ferrarit të cilët thanë se ndryshimi i centralinës “nuk parashikohet në rregullore dhe nëse do ta kryejmë do të na duhet që të pranojmë edhe penalizimet”.

Sipas Ferrari-t problemi i njëvendëshes së pilotit nga Monako ka qenë në centralinë, pjesë kjo që sipas rregullores lejohet të ndryshohet vetëm dy herë në të gjithë sezonin./btvnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FORMULA 1® (@f1)

Artikuj te ngjashem

Me te fundit