E diel, 28 Prill, 2024

Meta me sipërmarrësit e vegjël: Grante deri 20 mijë Euro për çdo të ri deri në 25 vjeç që hap biznes

Kreu i Partisë së Lirisë ka zhvilluar një takim me sipërmarrësit e vegjël. Në këtë takim, Meta ka përsëritur edhe njëherë premtimin se nëse ata vijnë në pushtet do të mbështeten të rinjtë me grante për të hapur bizneset e tyre.

Sipas Metës mbështetja ndaj të rinjve mund të ndalë fenomenin e shpopullimit dhe inkurajon biznesin e ri.

Kënaqësi të takohesha sot me të rinj dhe të reja, sipërmarrës në biznese të ndryshme në Tiranë. Partia e Lirisë propozon dhënien e granteve deri në 20.000 euro për çdo të ri dhe të re deri në 25 vjeç, që krijon një biznes social apo start-up.

Mbështetja e të rinjve për hapjen e bizneseve sociale,  inkurajimi më i madh që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe që shpopullimi të frenohet”, shkruan Meta në një postim në mediat sociale./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit