E enjte, 28 Mars, 2024

“Ka kryer krime lufte”, Gjykata Ndërkombëtare Penale kërkon arrestimin e Vladimir Putin

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhër arresti për Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Vendimi i kësaj gjykate është marrë këtë të premte, pasi akuzojnë presidentin rus për krime lufte.

Akuza që rëndon mbi Putin është për dëbim të paligjshëm të fëmijëve nga zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë.

Krimet dyshohet se janë kryer në territorin e pushtuar ukrainas të paktën nga 24 Shkurti 2022. Ka dyshime të  arsyeshme për të besuar se Putin mban përgjegjësinë kriminale individuale për krimet e lartpërmendura”, është njoftimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Urdhër-arresti për Putin është lëshuar në bazë të kërkesave të paraqitura nga Prokuroria më 22 Shkurt 2023.

Sipas mediave ndërkombëtare Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk ka fuqi për të arrestuar, Putin pasi mund ta ushtrojë juridiksionin e saj brenda vendeve që kanë firmosur marrëveshjen me Gjykatën.

Rusia është një nga vendet që nuk është pjesë e vendeve firmëtare dhe arrestimi i Putin mund të bëhet vetëm në arrestohet në vende të tjera./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit