E mërkurë, 1 Maj, 2024

U arrestuan në port dhe u akuzuan se do vidhnin drogë në kontejner, dënohen dy shqiptarë në Holandë

Dy shqiptarë që ishin kapur në muajin shkurt në Holandë janë dënuar me nga 4 muaj secili. Mediat vendase bëjnë me dije se Prokuroria kishte kërkuar për të dy një vit burg, por gjyqtari konstatoi se nuk kishte prova të mjaftueshme që dy personat po kërkonin drogë.

Dy shqiptarët me iniciale K.S. 40 vjeç dhe E.T. 46 vjeç, u arrestuan në portin Vlissingen-Oost, pasi të dy kishin hyrë më parë në port përmes një vrime në mur.

Ata dyshohet se po tentonin që të vidhnin drogë në port, por u zbuluan nga qentë e policisë. Në momentin e arrestimit atyre iu gjet një shënim me hartën e portit, emrin e një kontejneri anijeje dhe disa fjalë shqipe.

Dy të dënuarit mund të shihen edhe në pamjet e kamerës duke ecur dhe kërkuar mes kontejnerëve. Edhe pse u akuzuan se po tentonin të vidhnin drogë, ata deklaruan se donin të udhëtonin në Angli me anije./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit