E enjte, 18 Prill, 2024

VIDEO – Dimri pa dëborë, ankohen fermerët: Do kemi verë të thatë, s’do ketë prodhime

Dimri për lamë pas kalo pa rënë asnjëherë dëborë në zonat nën 800 metra mbi nivelin e detit. E kjo i ka frikësuar bujqit e luginës së Matit.

Ata shprehen se kjo mund të ketë pasoja të rënda gjatë stinës së verës, pasi do të shterojnë burimet ujore dhe toka do të ketë më shumë nevojë për ujë, pasi mungesa e dëborës e bën atë më të etur.

Bujqit e luginës së Matit shpresojnë që verën e mundshme të nxehtë ta përballojnë me ujin vaditës të kanalit të Klosit. Por sërish janë të bindur se presin që nuk do të marrin rendiment të lartë në prodhime.

Për Hysni Keqin problemi më i madh për të gjithë kultivuesit e tokës janë çmimet e larta të plehrave kimike që edhe pse kanë pësuar një ulje të lehtë sërish janë të papërballueshme për ta./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit