E hënë, 29 Prill, 2024

Dyshohet se aksidentoi për vdekje policin, arrestohet 27-vjeçari në Patos

Policia e Fierit ka vënë në pranga 27-vjeçarin me iniciale G.H.

Mbrëmjen e së dielës ai dyshohet se aksidentoi për vdekje punonjësin e policisë, Agron Saba, 58 vjeç.

Efektivi Saba ka qenë duke drejtuar mjetin tip ‘Opel;’ kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tip ‘Benz’, i cili drejtohej nga 27-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me një aksident rrugor, në aksin rrugor Patos-Fier”, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ka aksidentuar, me pasojë vdekjen, shtetasin A. S. (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos). /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit