E premte, 29 Mars, 2024

Llogaria zyrtare e Luizit në “Instagram” reagon në lidhje me “GoFoundMe” e hapur në emër të tij nga kunati, Sokol Tahiri

Sipas kunatit të Luizit, kjo ishte vetëm një plotësim dëshire i dashamirësve të banorit të “BBV”, të cilët dëshirojnë të kontribojnë me vlera monetare për të. Mirëpo transparenca pas këtij veprimi mungonte.

Në lidhje me këtë ngjarje publiku u nda në dy pjesë: Ata që mendojnë se kjo llogari është hapur me qëllimin për të bërë mirë, ndërsa pjesa tjetër që dyshon për përfitim nga ana e familjarëve dhe nuk i pëlqen aspak mungesa e transparencës.

Në lidhje me “GoFoundMe” në emër të Luizit, ka reaguar së fundmi faqja zyrtare e Instagramit të tij, e cila i qëndron asaj që tha më herët Sokoli, që janë “shtyrë” nga fansat për ta hapur këtë llogari.

“GoFound Me” është një platformë amerikane dhe është platforma më trasparente e mbledhjes së fondeve për çdo nvojë, plotësim ëndrrash apo ndodhi të tjera jetësore. Prandaj Familja zgjodhi këtë platformë zyrtare mbështetjeje për fansat e Luizit që kanë shprehur këtë dëshirë”,-shkruhet në postimin ne faqen zyrtare të Luiz Ejllit në Instagram.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit