E shtunë, 27 Prill, 2024

“Je lojtare”, Olta kundër Kiarës: Po shfrytëzon Luizin

Diskutimet në shtëpinë e Big Brother nuk kanë fund. Olta dhe Qetsori ditën e sotme kanë shkëmbyer batuta me Kiarën, duke kaluar disa minuta me të ku nuk munduan as ngacmimet.

Olta, e cila duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me Luizin,  e ka quajtur Kiarën lojtare dhe ka shprehur se ajo po shfrytëzon këngëtarin për të qëndruar në lojë.

Kiara nisi të qeshë nga batutat e tyre dhe nuk kundërshtoi, por Olta i tha se kur të kthjellohet nuk do i marrë gjërat aq me të qeshur.

Edhe pse Olta theksoi se nuk po tallet në ato që i tha, Kiara shprehu se nuk i’a merr për keq këtë gjë. Kujtojmë se Olta dhe Kiara janë nonimin dhe nëse dalin më pak të preferuarat do përballen kokë më kokë të martën./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit