E mërkurë, 8 Maj, 2024

Edhe BBC kundër TikTok, këshillon stafin që ta fshijë nga celularët e kompanisë

Edhe BBC i është bashkuar fushatës kundër rrjetit social TikTok. BBC ka këshilluar stafin që të fshijë TikTok nga celularët e kompanisë për shkak të frikës së privatësisë dhe sigurisë.

Në njoftimin zyrtar, BBC tha se do të vazhdojë të përdorë platformën për qëllime editoriale dhe marketingu për momentin. Por aplikacioni është ndaluar të përdoret në celularët e punonjësve të administratës.

Kjo është një fushatë kundër TikTok, pasi shumë vende përfshir SHBA-në, Zelandën e Re, Belgjikën kanë vendosur që ta ndalojnë të mediat sociale.

Këto masa janë marrë pasi ekziston frika se të dhënat e marra nga platforma sociale nga telefonat e kompanive, mund të ndahen me qeverinë kineze nga kompania mëmë e TikTok, ByteDance, e cila e ka selinë e saj në Pekin./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit