E enjte, 2 Maj, 2024

Ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Pëllumb Islamit, arrestohet në shqiptari 23-vjeçar

Një i ri shqiptar është arrestuar në Greqi për vrasjen e bashkombasit të tij 40-vjeçarit Pëllumb Islami.

Mediat greke bëjnë me dije se në pranga ka rënë një 23-vjeçar nga Shqipëria, i cili është dërguar në rajonin e policisë paraditen e sotme në Kipseli.

Ai është një ndër 7 personat për të cilët ishte lëshuar një urdhër arresti lidhur me ngjarjen e 21 shkurtit kur në një lokal në “Nea Ionia” në Athinë u ekzekutua 40 vjeçari Islami.

Hetimet kanë zbuluar se atë natë ndodhi një shkëmbim zjarri pas një debati të një grupi kriminal shqiptar që vepron në Greqi me një shtetas qe ndodhej në tavolinë me Islamin./btvnews.al

 

 

Një nder personat që është ende në kërkim është dhe kreu i grupit kriminal, 34 vjeçari nga Fieri, Elis Salaj.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit