E premte, 19 Prill, 2024

Rama hap ekspozitë me piktura në Athinë, ministri i jashtë grek i zbulon ‘sekretin’

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë, për vizitë zyrtare, por edhe për një ekspozitë personale. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka publikuar disa foto nga ekspozita e kryeministrit Edi Rama, e hapur në shtetin fqinj.

Në një postim në mediat sociale, Dendias tregon se ndodhet në ekspozitën e hapur nga Rama, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Athinë.

“Me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Ramës në Hapjen e Ekspozitës së kryeministrit të Shqipërisë me titull “Improvizimet”, ku prezantohen vepra dhe skulptura,” shkruan Dendias në postimin e tij në Twitter.

Ekspozita që mban emrin “Improvizimet” është inauguruar nga kryediplomati grek Dendias në “Zapion Megaro” në kryeqytetin grek./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit