E hënë, 29 Prill, 2024

Rikthehen reshjet e shiut, si parashikohet moti për ditën e sotme

Për ditën e sotme pritet të ketë reshje lokalisht mesatare në qarqet Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Berat dhe Korçë ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 10 deri në 14 °C, në vendet e ulëta nga 7 deri në 13 °C, në vendet malore nga 5 deri në 11 °C.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit