E diel, 28 Prill, 2024

Atentat zyrtarit të OSHEE, qëllohet me armë zjarri drejt banesës së tij

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në Tiranës. Policia sqaron se është qëlluar disa herë me armë zjarri drejt një banese  në zonën e Lundrës.

Sipas policisë, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar drejt fasadës së katit të tretë të një banese dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

“Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia.

Deri tani mësohet se banesa është në pronësi të një zyrtari të  OSHEE./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit