E hënë, 29 Prill, 2024

Alibeaj ende pa vendim për 14 Majin, mbledh sërish Kryesinë në orën 18:00

PD e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj nuk ka marrë ende një vendim si do garojnë në zgjedhjet e 14 Majit.

Edhe ditën e djeshme zhvilloi mbledhje maratonë më Kryesinë, deri në orët e para të mengjesit por nuk pati asnjë vendim.

Mbledhja me dyer të mbyllura u shoqërua me debate, pasi një pjesë kërkojnë të garojnë në 61 bashki, të tjerë në disa prej tyre, e të tjerë vetëm me këshillat bashkiak.

Kryesia pritet që të mblidhet sërish sot në orën 18:00 për të marrë një vendim pasi nesër në mesnatë është afati i fundit për regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit