E diel, 19 Maj, 2024

Ishte në masën e “arrestit në shtëpi”, arrestohet i riu që qarkulonte me armë zjarri në makinë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Zastava”.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se u arrestua në flagrancë shtetasi S. K., 23 vjeç, banues në Tiranë.

I riu u ndalua teksa ka qenë duke udhëtuar me armë zjarri në makinë. Më pas gjatë kontrollit të banesës u gjet një sasi municioni luftarak (180 fishekë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me pistoletën.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 23-vjeçari, kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit