E diel, 19 Maj, 2024

Rama takon Kurtit: E inkurajova që të zbatojë marrëveshjen e Ohrit, dy qeveritë takohen në Qershor

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në takimin informal dy krerët e shtetit kanë diskutuar për marrëveshjen e Ohrit.

Rama shkruan se ka inkurajuar Kurtin për zbatimin e marrëveshjes. Po ashtu njofton se mbledhja e radhës e dy qeverive do të mbahet në Qershor.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS:

🔴 Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë.

Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor🇦🇱🫶🇽🇰/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit