E mërkurë, 8 Maj, 2024

Arrestohet 53-vjeçari, ngacmonte seksualisht një të mitur

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ngacmonte seksualisht një të mitur.

Policia sqaron se i arrestuari me anë të kanosjes, i ka marë një shumë parash, një shtetaseje të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 53 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, për një shtetas të mitur 15 vjeç, banues në Ballsh, pasi me anë të kanosjes, i ka marë një shumë parash, një shtetaseje të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale“, njofton policia./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit