E shtunë, 27 Prill, 2024

Përmbyset autobusi i Krrabës afër Ekonomikut, plagosen tre pasagjerë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit