E premte, 26 Prill, 2024

Ishin bllokuar mes dëborës në Theth, Forcat e Armatosura shpëtojnë 4 turistët serb

Forcat e Armatosura kanë shpëtuar 4 alpinistë serbë që ishin bllokuar në Theth. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një njoftim në mediat sociale, shkruan se ata janë marrë nga dy helikopterë pasi kishin rrëshkitur gjatë kalimit nga Valbona në Theth.

Efektivët e Forcës Ajrore, me dy helikopterët AB 206 dhe EC 135 kanë transportuar me sukses 4 alpinistët serb të cilët gjatë kalimit nga Valbona në Theth kanë rrëshkitur, duke marrë lëndime në trup”, njoftoi Peleshi.

Një prej të plagosurve është transportuar drejt Spitalit të traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa të tjerët janë në gjendje të mirë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit