E premte, 26 Prill, 2024

“Më ka ik një pjesë e shpirtit”, Kiara përlotet në intervistën e parë pas daljes nga BBV

Një ditë pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Kiara Tito ka folur për eksperiencën e saj.

Në nisje të intervistës, pasi pa një klip përmbledhës për më shumë se 90 ditët e qëndrimit të saj në shtëpi, Kiara Tito u përlot.

Moderatorja tha se iu kujtuan të gjitha momentet e bukura që ka kaluar, veçanërisht dasma me Luizin.

Tani më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim. Kam kaluar 90 ditë aty brenda”, u shpreh Kiara.

Një përgjigje, ish-konkurrentja e kishte dhe për kritikat për marrëdhënien e saj me Luizin, që është shoqëruar nga debate të shpeshta.

“Diskutime çiftesh kemi të gjithë. Është mëse normale të debatosh dhe t’i kërkosh llogari partnerit tënd. Dhe ne pas 5 minutash, kemi përqafuar, jemi puthur”, shtoi ajo./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit