E martë, 16 Prill, 2024

Euro 2024, publikohet formacioni i Shqipërisë dhe Polonisë

Shqipëria luan sot ndeshjen e vlefshme pë eliminatoret e Euro 2024. Trajneri Sylvinho ka prezantuar formacionin dhe duket se ka surpriza.

Ai ia ka besuar portën Strakoshës, ndërsa siç ishte parashikuar do të luajë me 4 mbrojtës: Hysajn, Mihajn, Kumbullën dhe Balliun.

Në mesfushë janë vendosur Gjasula, Ramadani dhe Asllani. Ndësa sulmi përbëhet nga Asani, Uzuni dhe Cikalleshi.

Ndërkohë nuk ka shumë surpriza nga kampi polak sa i përket portës.

Ky është formacioni i ekipit polak: Szczesny, Frankowski, Bendarek, Salamon, Kiwi, Koraminski, Linetty, Zielenski, Zalewski, Swirdeski dhe Lewandowski./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit