E mërkurë, 24 Prill, 2024

VIDEO – Atmosferë kuqezi dhe në Varshavë, tifozët shqiptarë nisin festën para sfidës me Poloninë

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 me Poloninë. Kjo sfidë do të jetë e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024.

Një grup tifozësh shqiptarë kanë udhëtuiar drejt Varshavës dhe 700 prej tyre janë konfirmuar se do jenë prezent në stadium, teksa ka nisur grumbullimi i tyre jashtë impiantit.

Ultrasit shqiptarë nga mbarë Evropa kanë nisur festën para stadiumit, me këngë dhe valle patriotike. Të veshur me ngjyrat kuqezi dhe të zhurmshëm, duket se tifozët do jenë një shtysë më shumë për të besuarit e Sylvinhos./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit