E hënë, 29 Prill, 2024

Kurti kërkon presion ndërkombëtar: T’i bëhet trysni Beogradit, këtë gjuhë e njeh më së miri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është e domosdoshme që komuniteti ndërkombëtar të ushtroj trysni mbi Beogradin. Sipas tij vetëm në këtë mënyrë Beogradi ndryshon sepse siç thotë “këtë gjuhë e njeh më së miri”.

Unë besoj që është e domosdoshme të bëhet më shumë trysni mbi Beogradin sepse ka dëshmuar se këtë gjuhë e njeh më së miri. Serbia nuk është shtet demokratik. Atje pushteti bën shumë trysu mbi popullin e vetë. Atje nuk sundon ligji mbi politikën, por politika mbi ligjin”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës, vetëm një përpjekje e përbashkët me trysni shtesë nga BE-ja dhe ShBA-ja, do të mund të sillte rezultate.

Në këto dy vite, Serbia ka synuar të marr para nga BE-ja, armatim nga Rusia, investime nga Kina dhe tolerancë nga ShBA-ja. Perëndimi duhet t’i tregojë se kjo nuk është e mundur më”, shtoi më tej ai./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit