E martë, 16 Prill, 2024

Po shkarkonin nga kontenieri kokainë me vlerë 7 milionë Euro, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Policia italiane ka zhvilluar një operacion anti-drogë dhe ka arrestuar 3 shqiptarë. Sipas mediave në Itali, kokaina u gjet e fshehur brenda një konteineri me banane u sekuestrua në portin e Vado Ligure në Savona të Italisë.

Mësohet se konteineri me banane ishte nisur nga Ekuadori dhe në fund të operacionit u konstatua se kokaina peshonte rret 83 kilogram.

Konteineri u mbajt nën monitorim deri kur aty u paraqitën 3 shqiptarë, të cilët u futën fshehurazi në port dhe kërkonin të merrnin ngarkesën e drogës. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës nga 23 deri në 33 vjeç por nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

Kokaina do të kapte vlerën e 7 milionë Eurove nëse do shitej me pakicë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit