E enjte, 28 Mars, 2024

VIDEO – Momente tmerri, moderatores i bie të fikët gjatë transmetim direkt

Një moderatore kolumbiane ka tmerruar të gjithë gjatë transmetimi live. Ajo ka qenë në emision, por i ra të fikët gjatë transmetimit direkt.

Siç raporton DailyMail, Elianis Garrido po udhëhiqte emisionin Lo Se Todo në Canal 1 së bashku me kolegun e saj, kur pati probleme dhe pas disa sekondash ra përtokë.

Ekipi i kamermanëve reagoi në atë moment duke u afruar pranë 35-vjeçarës për t’i ofruar ndihmë.

Kolegu i saj, Ariel Osorio u ngrit shpejt në këmbë dhe paralajmëroi një reklama. Elianis u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa u tha se kishte probleme me frymëmarrjen./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit