E diel, 28 Prill, 2024

Trafikonin drogë në të gjithë Evropën, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Spanjë

Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë shqiptare që merrej me trafikun e drogës. Sipas mediave vendase, banda trafikonte marijuanë në gjithë Evropën.

Mësohet se gjatë operacionit policor u arrestuan 9 shqiptarë, të moshave 20 deri në 36 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet ende me dije.

Gjatë operacionit, u sekuestruan 45 gram hashash, 605 gram marijuanë dhe 510 Euro cash. Përpos akuzës për trafik droge, ata akuzohen dhe për mashtrime në furnizimin me energji elektrike, duke bërë instalime të paligjshme.

Policia zbuloi se marijuana rritej në dy magazina të braktisura në Alicante dhe Elche dhe më pas shpërndahej në vende të ndryshme të Evropës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit