E premte, 29 Mars, 2024

VIDEO – Një tjetër statujë në nder të Lionel Messit, përjetësohet momenti më i veçantë nga Katar 2022

Lionel Messi vijon ende që të jetë në qendër të vëmendjes edhe pse Kupa e Botës ka disa muaj që ka përfunduar. Imazhi më i bukur ishte kur kapiteni i Argjentinës mori në duar trofeun më të lakmuar të botës.

Ky moment shënoi ngjarjen më të madhe për futbollin e vitit 2022 dhe tani, është fiksuar edhe në një statujë në nder të legjendës argjentinase. CONMEBOL, autoriteti organizator i futbollit të Amerikës së Jugut, priti kombëtaren “Albiceleste” në eventin e shortit për Libertadores në Paraguaj, ku u zbulua statuja e re në përmasa reale të Messit që mban Kupën e Botës.

Kjo është vërtet shumë për mua. Nuk kam ëndërruar kurrë diçka të tillë, ëndrra ime ishte vetëm të shijoja atë që bëja që kur isha fëmijë. Ka pasur shumë zhgënjime, shumë humbje, por gjithmonë kam parë përpara.

Gjithmonë kam ndjekur lumturinë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Të luftosh për ëndrrat e tua, të dish që gjithçka është e mundur dhe të shijosh lojën, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua“, tha Messi pasi pa statujën e tij./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit