E mërkurë, 24 Prill, 2024

Berisha akuza Ramës: Mblodhi 520 milionë Euro taksa dhe nuk i ktheu asgjë qytetarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi këtë të mërkurë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë në Cërrik. Në fjalën e tij, Berisha hodhi akuza kundër Ramës duke thënë se nuk ka ndihmuar qytetarët për rritjen e çmimeve, por vetëm ka vjelur më shumë taksa.

Ai deklaroi se nga rritja e çmimeve janë mbledhur mbi 520 milionë Euro taksa, por qytetarët nuk kanë marrë asgjë mbrapsht dhe janë lënë në varfëri.

“Qeveria jo vetëm që nuk i dyfishoi rrogat, përkundrazi rriti çmimet. Në kapitalizëm nuk janë kurrë qeveritë që rrisin çmimet, çmimet i rri tregu, i rrit kërkesa, ka një mekanizëm krejt tjetër. Në Shqipërinë e Edi Ramës, çmimet i rritën bordet, caktoi bordet. Çfarë ndodhi? Mblodhi 520 mln euro më shumë taksa. Që të gjitha qindarkë për qindarkë paratë tuaja, sepse çdo gjë që bletë në dyqan e bletë me çmimet e bordeve dhe natyrisht, TVSH-ja e të gjitha gjërave që blihen u rrit në proporcion me çmimin.

Çdo qeveri që ka dhembshuri, ka ndjeshmëri ndaj shtrëngicës ekonomike të qytetarëve, ato do ti kthente 1 për 1 tek qytetarët. Dhe këtë e bënë të gjitha qeveritë. E bëri dhe Kosova. Iu dha pensionistëve 100 euro, ua shtoi pensionin. Ua shtoi 100 euro sepse çmimet po u rritën, vështirë që ulen ato, ligj i tregut ky. U dha studentëve 100 euro, rrogëtarëve 120 euro. Ato që mblodhi i shpërndau. Me këto që mblodhi Edi Rama mund të rriste rrogat 70 %, por të themi rroga e pensione me 40%. Përkundrazi, asgjë, përkundrazi sot blihet me rrogën 30% më pak se sa blihej në vitin 2013“, tha ndër të tjera Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit