E diel, 19 Maj, 2024

Vrasje e dyfishtë në Kavajë, pas sherrit vdesin dy persona

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë. Policia njofton se dy persona janë përfshirë në një konflikt të çastit dhe kanë qëlluar me armë ndaj njëri-tjetrit.

Si pasojë e plagëve të marra, kanë mbetur të vdekur të dy person e moshës 43-vjeçare.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit