E martë, 30 Prill, 2024

VIDEO – Malli dhe nostalgjia për Bulqizën, ish-drejtori i minierës Martin Cukalla tregon kujtimet e tij

Këto dite ishte në Bulqize ish-zëvendës ministri i Industrisë se minierave dhe ish-drejtor i minierës së kromit Bulqizë, Martin Cukalla, së bashku me bashkëshorten e tij ish-mësuesen e nderuar për brezat që mësoi Shpresa Cukalla.

Në këtë vizitë ata vizituan edhe muzeun e Minierës së kromit ku u shoqëruan nga drejtori i këtij muzeu Pëllumb Dervishi. Martin Cukalla është një inxhinier i industrisë minerare, i cili për më se 35 vjet ka drejtuar sektorët më të vështirë të minierave shqiptare nga jugu në veri të vendit.

Ka një eksperiencë të madhe në fushën e shfrytëzimit të minierave, por edhe të drejtimit të tyre Martini drejtoi minierën e Bulqizës për afro 10 vjet. Duke vizituar muzeun Martini tek shihte në foto ish-punëtorët e tij me të cilët punoi e drejtoi në ato vite, i mallëngjyer për disa që nuk jetojnë më, tregoi për punën e tyre dhe sakrificat që kanë kaluar së bashku gjatë gjithë vizitës së tij në muze ai duke parë e komentuar fotografitë shprehej shpesh se u jam borxhli të gjithëve sa janë këtu e të tjerë.

Në përfundim të vizitës në muze ne i morëm edhe një prononcim për televizionin tonë duke parë edhe nostalgjinë që kishte për Bulqizën dhe banorët e saj. Edhe bashkëshortja e Martinit mësuesja që kontribuoi në arsimimin e fëmijëve të asaj kohe shprehu nostalgjinë për kohën që shoqëroi Martinin në qytetin tonë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit