E enjte, 18 Prill, 2024

VIDEO – Problematikat në Peshk të Martaneshit, fshati braktiset dhe harrohet nga shteti

Fshatrat e vendit tonë nuk po njohin vetëm shpopullim por edhe degradim të infrastrukturës e shërbimeve të tjera. Sipas banorëve, fshatrat e Njësisë Administrative Martanesh në Bashkinë Bulqizë janë lënë në mëshirë të fatit.

Infrastruktura rrugore është e degraduar, ndërsa mungojnë edhe shërbimet e tjera në shëndetësi dhe arsim. Armir Grreca, banor i fshatit Peshk në Njësinë Administrative Martanesh shprehet se prej shumë vitesh rruga e tyre është thuajse e pakalueshme për shkak të mungesës së mirëmbajtjes.

Armiri shprehet se kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër, pasi asnjë nga drejtuesit vendor nuk ka investuar. Nga ana tjetër, Armiri tregon se rruga mirëmbahet nga banorët e fshatit dhe drejtuesit e mjeteve që e përdorin këtë aks rrugor për të dalë në qytetin e Krastës.

Kjo ka bërë që sipas tij, fshati Peshk të braktiset shumë, duke mbetur aty vetëm mosha e tretë. Fshati Peshk me qytetin e Krastës nuk ka distancë të largët por gjendja e rrugës lë për të dëshiruar./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit