E enjte, 2 Maj, 2024

Punonte në ‘shtëpi bari’ për të shlyer borxhin, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Britani

Një shqipërtar është arrestuar nga autoritetet britanike pasi është kapur brenda një ‘shtëpie bari’ në Angli. I riu që kishte shkuar ilegalisht në Britani, kishte paguar më shumë se 4 mijë Paund për të mbërritur në shtetin ishull.

Siç mësohet nga mediat vendase, kanë qenë të njëjtët persona që e ndihmuan me kalimin e kufirit ata që e punësuan në plantacionin e tyre të kanabisit, të riun Besmir Sula.

Fillimisht i riu u mbajt në një qendër paraburgimi pasi hyri në vend me anë të një gomoneje tetorin e kaluar dhe më pas u transferua në një hotel të Home Office ku iu dha një telefon për të komunikuar me familjarët e tij.

Sipas britanikes DailyMail i riu u kontaktua nga një person në fshatin e tij, nga i cili kishte marrë hua paratë për udhëtimin e rrezikshëm dhe që kërkonte t’i shlyhej borxhi.

Sakaq, 19-vjeçari u largua nga hotel dhe u dërgua në një ndërtesë midis fshatrave të Cranbrook dhe Hawkhurst në Kent, ku ai punonte si “kopshtar” për rreth 500 bimë kanabisi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit