E premte, 19 Prill, 2024

VIDEO – Bashkia Dibër me tre kandidatë për 14 Majin, ja si i komentojnë qytetarët

Nga katër bashkitë e Qarkut, vetëm në Bashkinë Dibër do të jenë në garë për kreun e kësaj bashkie tre kandidat.

Kryebashkiaku aktual Rahim Spahiu nga radhët e Partisë Socialiste do të garojë për një mandate të plotë, nga koalicioni “Bashkë fitojmë” do të garojë avokati Ismail Uka i dalë nga procesi i promareve të grupimit të Partisë Demokratike të Sali Berishës ndërsa kandidatura e tretë është Naim Gazidede, ish kryetar i Këshillit të Qarkut Dibër, gjatë qeverisjes së demokratëve në periudhën 2004 – 2011.

Ndërkohë, qytetarët e dibrës që ju përgjigjën pyetjes në lidhje me këto emra dhanë mendimet e tyre.Por shumë qytetarë të tjerë refuzuan të përgjigjen me argumentin se duhen parë programet e tyre për zhvillimin e Dibrës./brvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit