E shtunë, 20 Prill, 2024

VIDEO – Rruga nacionale Burrel – Skuraj shqetësim i madh për drejtuesit e mjeteve

Rruga nacionale Burrel – Skuraj vijon të degradohet çdo ditë e më shumë. Veç probleme të mëparshme dhe ndërhyrjeve aspak efektive të bëra nga ana e firmës mirëmbajtëse, në disa pika të kësaj rruge ka rrezik për përdoruesit për herë të parë.

Bëhet fjalë për gropa të mëdha të cilat janë në kthesa dhe të padukshme në distancë të largët. Mjetet rrezikojnë të çajnë gomat në këto gropa të cilat janë të thella dhe me asfalt të mprehtë.

Drejtuesit e mjeteve vijojnë tju bëjnë apel institucioneve shtetërore të ndërhyjnë dhe t’i kërkojnë llogari firmës për mosndërhyrjen në përmirësimin e gjendjes së rrugës.

Drejtuesit e mjeteve shtojnë se kjo situatë është e papranueshme dhe se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për taksat e qytetarëve që jepen për mirëmbajtjen e kësaj rruge automobilistike nacionale.

Pak javë më parë, firma mbushi me dhera e shavor disa gropa në aksin nacional Burrel – Ura e Ulzës, gjë e cila u kundërshtua fort nga drejtuesit e automjeteve./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit