E shtunë, 1 Nëntor, 2025

Aksident me vdekje, kamioni përplas të riun

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur këtë të martë në kryeqytet. Një kamion raportohet se ka aksidentuar këmbësorin 32 vjeçar me iniciale O. D.

Mësohet se viktima është i njohur me emrin ‘Olsi polici’, apo ‘Olsi i treshit’, një personazh i Tik Tok dhe videot e tij janë virale në rrjetet sociale.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit