E martë, 28 Tetor, 2025

Mat/ Kapet me armë pa leje, pranga 52-vjeçarit

Në prangat e policisë së Matit ka rënë një52-vjeçar me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Në kuadër të operacionit të koduar “Derjan”, është bërë i mundur ndalimi i shtetasit me iniciale A.Xh. 52-vjeç, si dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe dy armë gjahu.

“ Finalizohet operacioni policor i koduar “Derjan”, për goditjen e një rasti të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

Operacioni, falë inteligjencës informative si rezultat i të cilit u arrestua në flgrancë 52-vjeçari, si dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe dy armë gjahu.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në inteligjencë informative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Derjan ”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.Xh., 52 vjeç, banues në fshatin Derjan, Mat.

Shërbimet e Policisë i gjetën të fshehura një armë zjarri pistoletë dhe dy armë gjahu ‘Çifte’, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material“, thuhet në njoftimin e policisë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit