E martë, 28 Tetor, 2025

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë, Rama: E pagëlltitshme të shohësh si akuzohen për kriminelë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , të cilët po gjykohen në Hagë për krime lufte.

Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se drejtësia nuk mund të  mundet nga padrejtësia. Rama e cilëson të pagëlltitshme që sheh udhëheqësit e luftës të akuzohen si kriminelë.

“Sigurisht që po! Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh!  Megjithatë UÇK nuk do të mundet nga padrejtësia”, shkruan Rama.

Po ashtu ai ka publikuar dhe një pjesë të deklaratës së ish-Presidentit Hashim Thaçi të dhënë para gjyqëtarëve në Hagë.

Bota tani e di, sot, si rezultat i këtij procesi, se nuk kishte trafikim organesh dhe se Shtëpia e Verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë, edhe UÇK-ja, populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr”, është shprehur Hashim Thaçi, ish-President i Kosovës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit