E enjte, 30 Tetor, 2025

Berisha: Në 14 maj jemi në një mision të madh, identik me atë që ishim në vitin 1992

Sali Berisha ka vijuar turin e prezantimeve të kandidatëve për bashkitë. Këtë pasdite është ndalur në Has, ku prej andej tha se zgjedhjet e 14 Majit janë shumë të rëndësishme.

Sipas tij vendi ndodhet në një mionizëm të dytë dhe qytetarët duhet që me votën e tyre ta ndryshojnë këtë gjendje.

“Është e vërtetë që në 14 maj zgjedhim qeveritarët vendorë, por në 14 maj jemi në një mision të madh, një mision identik me atë që ishim në vitin 1992, për tu ndarë nga monizmi i dytë, regjimi më i keq që shqiptarët kanë njohur pas Enver Hoxhës në historinë e tyre.

Hasi dhe hasjanët e kanë të freskët dhe nuk e harrojnë kurrë vuajtjet, kalvarin e monizmit të parë që bazohej në doktrinën marksiste-leliniste, kasaphanën e luftës së klasave, hiperkolektivizmin e çmendur. Por monizmat nuk janë vetëm ideologjik. Historia e njerëzimit ka faktuar se monizmat janë katastrofat më të mëdha që kombet përjetojnë në historinë e tyre.

Sot pas 32 vitesh, një njeri, një lloj si në vitin 1990, ka në dorë të gjitha pushtetet, ka në dorë çdo gjë në këtë vend. Kontrollon çdo pushtet. Për këtë njeri, kushtetuta nuk ekziston, ligjet nuk ekzistojnë, normat morale nuk ekzistojnë. Ky njeri sillet ndaj shqiptarëve, ndaj hasjanëve si një armik i egër i tyre, regjimi i tij është regjimi i një pushtimi të brendshëm“, deklaroi ndër të tjera Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit