E enjte, 16 Maj, 2024

“Më ke lënë 15 vite mes baltës për një rrugë që e shtron për 24 orë?!”, Gentian Zenelaj shpërthen ndaj asfaltit elektoral në Tiranë 

Aktori dhe moderatori Gentian Zenelaj shpërtheu në studion e televizionit “Top Channel” ndaj mungesës së investimeve në lagjen ku jeton prej gati 15 vitesh te Parku i Autobusëve në Tiranë. Ai u shpreh se ka jetuar gjatë kësaj kohe mes baltës dhe një mëngjes, para pak ditëve, pa se të gjitha rrugët ishin shtruar me asfalt.

Aktori shfryu ndaj pushtetit vendor që ka marrë paratë e taksave kot dhe nuk u ka kthyer qytetarëve shërbimet elementare, si rruga.

Zenelaj është ndër artistët e paktë kritikë ndaj administrimit të bashkisë së Tiranës nga Veliaj, ndërsa disa kolegë të tij kanë dalë në video mbështetëse ndaj kandidatit të PS-së për një mandat të tretë.  /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit