Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme nga selia blu pas deklaratës së NATO-s e cila hodhi poshtë masterplanin për portin e ri tregtar në Durrës.
Berisha u shpreh se kjo deklaratë rrëzoi përpjekjet e Edi Ramës për të mashtruar këtë aleancë dhe për ta ndërthurur atë në aferën korruptive të Portit të Durrësit.
Ai theksoi se në një vend normal, kreu i Shtetit do të kishte thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të gozhduar kryeministrin që do të cenojë sigurinë e Shqipërisë dhe NATO-s.
“Sot jam këtu për të falënderuar me mirënjohje Aleancën e Atlantikut të Veriut që hodhi poshtë përpjekjet e Edi Ramës për të mashtruar këtë aleancë dhe për ta ndërthurur atë në aferën mega korruptive të Portit të Durrësit Rama-Al Alabar.
Vizitat në seli të Ramës, Xhaçkës dhe presidentit me një axhendë Porto Romanon dhe mbështetjen nga NATO, për mbylljen e Portit të Durrësit, shndërrimin e tij De Facto, pasurimin shumë miliardësh të Edi Ramës dhe Klanit të tij mafioz që është klani më i rrezikshëm në Europë. Janë një histori e turpshme, janë një përpjekje monstruoze për të veshur me petkun e aleancës, për të mbuluar vjedhjen e madhe të tmerrshme që po i bëhet pronës publike të shqiptarëve, shqelminin e intersave strategjike të Shqipërisë dhe NATO-së. Në çdo vend kreu i shtetit do kishte mbledhur këshillin e sigurisë kombëtare dhe do gozhdonte kryetarin e qeverisë për këtë vendim mafioz që kërkon me çdo kusht të bëhet miliarder në kurriz të shqiptarëve dhe të cenojë sigurinë e Shqipërisë dhe NATO-s.
Kjo do të jetë një çështje e rëndësishme e debatit sapo të hapet parlamenti i kyçur në mënyrë anti kushtetuese nga Rama dhe Linda e parlamentit. Falenderoj aleancën për qëndrimin e saj në mbrojtje të interesave jetike të shqiptarëve dhe disaprovimin e hapur të projekti të mashtrimit të Porto Romanos me të cilin Edi Rama kërkon të mashtrojë shqiptarët dhe aleancën e Atlantikut të Veriut”, tha Berisha. /btvnews.al