Berisha nga Bulqiza u shpreh se Belinda Balluku, do të përgjigjesh gjer më një si kriminele elektorale, si Edi Rama, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu, Damian Gjiknuri.
Edi Rama hoqi rentën në mënyrën më antidemokratike, çka do të thotë se ju nuk përfitoni asgjë nga kromi, nga kjo pasuri përrallore.
Deklarata Sali Berishës:
Edi Rama hoqi rentën në mënyrën më antidemokratike, çka do të thotë se ju nuk përfitoni asgjë nga kromi, nga kjo pasuri përrallore.
Ka dërguar këtu një njeri që është simbol i babëzisë dhe e shfrenuar pas lukseve.
I them asaj Ballukes që vjen këtu, a mundet po të mendoje ti për këta qytetarë, ta oriendoje zyrën me 220 mijë euro, që atë nuk e bën as kryetari i shtetit?
A mundet ti, po të ishe njeri i ndjeshëm ndaj qytetarëve, të ulesh dhe të porosisësh biftekun 10 mijë euro?
A mundesh të ndjekësh lukset, kur Shqipëria dhe shqiptarët përjetojnë varfërinë dhe mjerimin në rritje.
Unë ia them sot: Belinda Balluku, do të përgjigjesh gjer më një si kriminele elektorale, si Edi Rama, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu, Damian Gjiknuri.
Ju jeni një bandë kriminale, por ju jap fjalën se deri ditën e fundit do ndiqeni për krimin e shëmtuar që keni kryer dhe po kryeni. /btvnews.al
