Duke nisur nga kjo verë, të gjithë ata që ushtëtojnë me avion do të mund të jenë të lidhur me Wii dhe internet. Komisioni Evropian i ka dhënë dritën jeshile përdorimit të pajisjeve elektronike në avion, duke përfshirë smartphonë, smartwatch, tablet dhe laptop.
Ndryshimet bëhen në një ligj të vitit 2008 dhe ndryshimet hyn në fuqi në verë për t’i dhënë kohë vendeve anëtare që të përgatiten teknologjikisht brenda 30 Qershorit 2023.
Pasagjerët në flutuirm në brendësi të hapësirës së BE, mund të përdorin telefonat nëpërmjet antenave të instaluara në tokë teksa janë në kuota të ulëta në fluturim. N
dërsa në kuota të larta kjo do të bëhet e mundur vetëm tek avionët që do të aktivizojnë shërbimin Picocell, që fuksionon falë një antene të montuar e cila lidh rrjetin mobil tokësor me atë satelitor, duke sjellë sinjalin brenda në kabinë./btvnews.al
