E enjte, 30 Tetor, 2025

Rita Ora vlerësohet me çmimin e rëndësishëm, Brit Award

Këngëtaraja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është vlerësuar me çmimin e Brit Awards.

Ajo është mes 13 artistëve që janë vlerësuar së fundi me trofeun Brit Billion Award.

Është fjala për një çmim që u jepet këngëtarëve, këngët e të cilëve kanë kapërcyer 1 miliardë dëgjime në rrjetet muzikore në internet brenda Britanisë së Madhe.

Veç saj, ndër 13 artistët, renditet grupi ABBA, e ndjera Uitni Hjustën, Maraja Keri, Sem Smith, etj.

Ky trofe është pjesë e Brit Awards, çmimeve të famshëm të muzikës britanike, por si i krijuar rishtazi, ai u dha 3 muaj pas trofeve tradicionalë që u shpërndanë në Shkurt./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit