E enjte, 30 Tetor, 2025

Banka e Shqipërisë për eksportuesit: Kursi i këmbimit reflekton ecurinë e mirë të ekonomisë, nuk ka fenomene spekulative

Rënia e euros në nivele më të ulëta historike, duke iu afruar 110 lekëve ka shqetësuar së tepërmi eksportuesit, që faturimet i kanë në euro, por i konvertojnë të ardhurat në lekë, çka po u sjell humbje të konsiderueshme. Vetëm për tremujorin e parë të vitit, eksportuesit raportuan se humbjet e sektorit fason për 3 mujorin eparë ishin 45 milionë euro.

Më herët, shoqata e eksportuesve i dërgoi një shkresë Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, ku kërkonte që të hetoheshin shkaqet e rënies dhe të ndërhyhej për normalizimin e situatës.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, u ka kthyer përgjigje zyrtarisht eksportuesve, në një shkresë ku në dijeni është vënë në dijeni dhe ministrja e financave Delina Ibrahimaj. Ndërkohë, një përfaqësi e eksportuesve do të zhvillojë një takim në Bankën e Shqipërisë për këtë çështje.

Në shkresën zyrtare, që “Monitor” e disponon, Banka e Shqipërisë thotë se Banka ka adoptuar dhe zbatuar prej kohësh një regjim fleksibël të kursit të këmbimit.
Banka theksoi se tregu valutor ka funksionuar normalisht gjatë dy viteve të fundit, duke mos shfaqur çrregullime apo fenomene spekulative. Kjo sugjeron se forcimi i kursit të këmbimit të lekut është një fenomen i përcaktuar nga ekonomia reale dhe jo nga tregu financiar.

Sipas Bankës, forcimi i kursit duket së eshtë — në tëresi — një Shenjë e progresit te bërë nga ekonomia shqiptare ne drejtim të rritjes së bazës dhe vellimit të eksporteve, dhe jo premise e dëmtimit të konkurrueshmërise se tyre.

Banka e Shqipërisë gjykon se forcimi i kursit te këmbimit ka pasur një efekt tëresor pozitiv për ekonomine shqiptare./Monitor.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit