Eshte perkujtuar ne Bulqize 5 maji,dita e Deshmoreve te Atdheut, Dhjetra banore dhe nxenes shkollash, gjate paradites se sotme jane tubuar prane lapidarit te qytetit per te perkujtuar deshmoret e Atdheut, qe dhane jeten per çlirimin e vendit nga okupatoret nazifashiste.
Nen kujdesin e vecante te institucionit te Bashkise prane lapidarit, u vendosen kurora me lule nga Bashkia Bulqize, veteranet e rrethit dhe femijet e shkolles 9-vjeçare Xhevdet Doda.
Fjalen e rastin e mbajti Kryebashkiaku i komanduar Gezim Xhafa I cili ne fjalen e tij tha se 5 Maj eshte nje dite e vecante dhe se do te perkujtohet si date hiostorike per te gjithe ata qe dhan jeten per pasurin e ketij kombi.
Nderkohe edhe kryetari i veteraneve te luftes te rrethit te Bulqizes, Xhevat Jella, beri edhe nje rezyme rreth historikut te luftes antifashiste nacional clirimtare.Mesazhe per diten e 5 majit dha edhe drejtoresh e shkolles 9 vjeçare Xhevdet Doda Lindita Kaja.Me pas aktiviteti vijoji me rrecitime nga nxenesit e shkolles Xhevdet Doda./btvnews.al
