E premte, 29 Mars, 2024

Projekt-vendimi për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, drejtuesit kundër: Kërkojnë shuarjen e instituteve studimore shuhen

Akademikët janë shprehur kundër projekt-vendimit për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Në një deklaratë, anëtarët e Akademisë së Studimeve Albanologjike thanë se për këto projekt-vendime nuk kanë marrë dijeni në rrugë zyrtare, por janë njohur nga mediat.

Një prej anëtareve, Ledi Shamku Shkreli tha se me këtë vendim të qeverisë, të gjitha institutet më të vjetra studimore shqiptare do të shuhen.

Në relacionin shpjegues që neve nuk na është vënë kurrë në dijeni, por e kemi marrë vesh në rrugë informale. Pra institutet më të vjetra të Republikës së Shqipërisë shuhen me këtë akt. Ne nuk na është vënë kurrë në dijeni relacioni sesi do të zhbëhet ASA.

Thuhet që është në përputhje me frymën e ligjit të arsimit të lartë. Unë i bëj thirrje kujtesës sime, që si ish deputete e kam kaluar nëpër duar atë ligj, por merita më e madhe e atij ligji ishte se ishte europian”, është shprehur Shkreli./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit