E diel, 28 Prill, 2024

Shkatërrohet banda kriminale e shqiptarëve në Itali, arrestohen 5 persona dhe sekuestrohen mijëra Euro

Autoritet në Itali kanë goditur një bandë kriminale shqiptare që operonte në fushën e grabitjes. Për pasojë janë arrestuar pesë shqiptarë në Marcianise, në zonën Caserta.

Mediat italiane shkruajnë se policia e qytetit ka ndalur makinën ku ishin pesë shqiptarë. Gjatë kontrollit fizik, u gjetën 4 mijë euro cash, ndërsa në shtëpinë e tyre u gjetën dhe u sekuestruan bizhuteri, ora Rolex dhe objekte të tjera të çmuara.

Nga hetimet e menjëhershme, doli se grupi shqiptar ishte përgjegjës për të paktën dy grabitje të kryera në Rotondi (Avellino) në 28 tetor dhe 5 nëntor.

Shqiptarët janë në pritje të komunikimit të masës së sigurisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit