E hënë, 6 Maj, 2024

LISTA – Zbuloni cila është kompania ajrore më e mirë në botë për vitin 2022

Miliarda qytetarë në të gjithë botën udhëtojnë çdo ditë me avion, por jo të gjithë mbetet të kënaqur nga shërbimi për të cilin ata paguajnë.

Kompanitë ajrore janë në garë me njëra-tjetrën në çdo kohë që të përmirësojnë shërbimin dhe të thithin sa më shumë klient, por për vitin e shkuar kompania më e mirë është shpallur Air New Zealand.

Zgjedhja është bërë nga agjencia me bazë në Australi për sigurinë e aviacionit dhe vlerësimin e produkteve AirlineRatings.com.

Kjo agjenci gjen disa faktorë që e bëjnë këtë kompani më të mirën dhe drejtuesi i saj tha për CNN Travel, se: Linja ajrore është gjithmonë inovative dhe nuk është e kënaqur të heqë produktet dhe vendet e disponueshme, por të shkojë më mirë. Është ky fokus në mirëqenien dhe komoditetin e udhëtarëve të ekonomisë që u bëri përshtypje gjyqtarëve.

AirlineRatings.com vlerësoi gjithashtu sigurinë operacionale të Air New Zealand, udhëheqjen mjedisore dhe motivimin e stafit.

Më poshtë gjeni listën me kompanitë më të mira ajrore për vitin 2022 në të gjithë botën sipas AirlineRatings.com:

1. Air New Zealand
2. Qatar Airways
3. Etihad Airways
4. Korean Air
5. Singapore Airlines
6. Qantas
7. Virgin Australia/Virgin Atlantic
8. EVA Air
9. Cathay Pacific Airways
10. Emirates
11. Lufthansa / Swiss
12. SAS
13. TAP Portugal
14. All Nippon Airways
15. Delta Air Lines
16. Air Canada
17. British Airways
18. Jet Blue
19. JAL
20. Vietnam Airlines
21. Turkish Airlines
22. Hawaiian
23. KLM
24. Alaska Airlines
25. United Airlines./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit